Ku e ka fshehur ‘virgjërinë’ dhe Halim Kosovën, Lulzim Basha?

Ku e ka fshehur ‘virgjërinë’ dhe Halim Kosovën, Lulzim Basha?

Nga Poli Hoxha - 26/10/2016

Edhe pak dhe bëhet një vit që nga miratimi më 17 dhjetor 2015, i Ligjit të Dekriminalizimit me 131 vota. Ajo ditë ishte fundi i rezistencës epike të Edi Ramës dhe fitorja e një beteje të gjatë të opozitës, e përkrahur fuqimisht nga ndërkombëtarët. Por që atëherë e deri më sot, ky stad historik për Shqipërinë, po rezulton një formalitet i ndryrë në një copë letër.

Lajmi më i freskët ka mbërritur nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili njofton se ka kryer procedurën në zbatim të këtij ligji për punonjësit e vetë. Është e vërtetë që Kuvendi është një institucion i rëndësishëm, ku mblidhen dhe punojnë deputetët për të cilët fillimisht edhe u nis ky ligj, por punonjësit aty kanë vetëm “çelësat e kashtës”. Të gjithë dolën të pastër, por të gjithë ne të tjerët e dimë shumë mire, se “lepuri” fle tjetër kund.

Dekriminalizimi, duhej të ishte kryer tashmë në gjithë administratën shtetërore. Zgjedhjet po afrohen dhe me sa duken bathët, institucionet nuk kanë ndërmend të vetëpastrohen nëpërmjet ligjit, përpara nisjes zyrtare të fushatës elektorale. Faktikisht kriminalizimi i administratës shtetërore, nis nga partitë. Njerëz me të kaluar kriminale  të fshehur apo modifikuar i gjen kudo sot, edhe në poste të rëndësishme. Ata i ka çuar aty partia për merita elektorale dhe po partitë në pushtet nuk kanë leverdi ti largojnë, ndaj edhe  kanë urdhëruar bllokimin e ligjit në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.

Deri në këtë pike, nuk jemi përpara ndonjë çudie. Të gjithë e dimë rolin që kanë në zgjedhje skalionet me të shkuar kriminale që janë tjetërsuar në biznesmenë, apo kanë bërë karrierë të shpejtë brenda partisë. Ata sigurojnë vota dhe kjo nuk diskutohet.

Por viti 2016 si pararendës i atij elektoral, mund të quhet pa frikë si specifik.

Miliardat e krijuara nga lulëzimi i kanabisit gjatë këtij viti, pritet të shndërrohen në sipërmarrje të fuqishme. Do të pastrohen nëpërmjet punëve publikëve, në ndërtim, në biznesin e hotelerisë, të lojërave të fatit dhe bar-restoranteve. E gjitha kjo ka si përfundim financimin e partisë-pushtet. Rrjeti kapilar, krim-biznes-politikë, tashmë është njësuar dhe sofistikuar aq shumë, saqë ka fare pak vend për optimizëm se mund të ç’bëhet, nga vetë ata që po e gëzojnë. Institucionet gati janë dorëzuar përpara individëve që bëjnë ligjin aty dhe që bashkëpunojnë ngushtë, jo vetëm me narkotrafikun. Edhe strategjia e mohimit të realitetit, tashmë u ka dështuar dhe është kthyer në qesharake. Duket qartë se e kanë ditur që në fillim, se çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë.

Në këtë situate, panorama duket gri. Fuqia e errët brenda shtetit, jo vetëm që nuk u godit nga Ligji i Dekriminalizimit, por është rritur edhe më shumë duke dhënë të njëjtin mesazh edhe për Reformën në Drejtësi; Pushteti është mbi ligjet, ligjet janë copa letrash në duart e më të fortëve.

Por ajo që të habit është flegmatizmi i opozitës, ose më saktë i kreut të saj Lulëzim Bashës.

Është fakt se ishin të parët që ngritën flamurin e dekriminalizimit, duke fituar shumë pikë në opinionin vendas dhe te diplomatët e huaj në Tiranë. Ishin ata që mobilizuan ekspertët më të mirë dhe dorëzuan në Kuvend një draft të plotë dispozitash ligjore për këtë çështje, duke e detyruar pozitën që me dhimbje të pranojë shumicën e tyre, më kryesoret në fakt.

Madje në mes të kësaj vlage, kreu i PD-së, atëherë shkoi edhe më tej. Në mes të muajit nëntor vendosi që dekriminalizimin, ta nisë nga vetvetja. Ideja dhe nisma ishte gjeniale dhe e goditur. Të gjithë e dinë tashmë, se burimi i vërtetë nga infiltrohet krimit në politikë dhe qeverisje, janë pikërisht partitë. Pikët për Lulëzim Bashën në bursën e opinionit dhe të ndërkombëtarëve, arritën në zenit. Në këtë panoramë, me shumë bum-bume u njoftua ngritja e një komisioni për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të demokratëve, në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik. U vendos që Komisioni të drejtohej nga një figurë karizmatike, e mitizuar tashmë në opinion për pastërtinë e tij morale, profesionale dhe politike, Halim Kosova.

Por ka kaluar një vit dhe ky “komision i virgjërisë së PD-së” me në krye gjinekologun e njohur, përveç ditës që u proklamua me të madhe, të lë përshtypjen se që nga dita e lindjes ka kaluar në “ilegalitet”. Asnjë lajm prej tij. Është mbledhur ndonjëherë apo jo? Madje në fakt nuk ka asnjë informacion, nëse është ngritur vërtet apo ishte thjeshtë një shashkë mes vlagës së festimeve, për mposhtjen e rezistencës së Ramës për Ligjin e Dekriminalizimit.

E dimë që thelbi i betejave politike në këtë situatë nuk është një katarsis brenda llojit, kur përball ke një makineri pushtetit që është inkriminuar në çdo bulon. Por nëse “Komisioni Kosova” do të funksiononte, PD-ja dhe më pas i gjithë spektri i shëndoshë politik, do të kishte disa benefite të mëdha.

Do të jepte mesazhin e një partie që reflekton dhe të ardhmen e saj, e sheh te njerëzit e ndershëm pa histori të errët. Gjithashtu tani që fushata po afron dhe kjo forcë politike është edhe në fazë ristrukturimi në bazë, paralel me “vetë-dekriminalizimin”, ka mundësinë të promovojë figura me integritet lokal, apo që janë të tillë për mbarë opinionin.

Ndërkohë që Edi Rama ka mobilizuar në funksion të një mandati të dytë gjithë pjesën rilindëse të qeverisë, deputetët dhe një pjesë të administratës të akuzuar jo vetëm nga opozita për lidhje me botën e errët, Basha ka shansin, në mos të krijojë qeverinë e tij “hije”, të shpall grupin e tij të ardhshëm parlamentar, i cili edhe duhet të udhëheqë betejën elektorale. Jashtë shakasë, me këtë rast deputetët e tij të ardhshëm, nuk do të kenë nevojë pas zgjedhjeve, të kalojnë në sitën e Ligjit të Dekriminalizimit!!

Lulëzim Basha tashmë është një politikan i kolauduar. Të dyja betejat madhore që udhëhoqi si shef i  opozitës (Dekriminalizimi dhe Drejtësia) përball një Edi Rame që paraqitej si i blinduar nga brenda e nga jashtë, duhet ta kishin shndërruar në një lider sa evropian për ndërkombëtarët, aq edhe të fortë për klasën politike shqiptare. Gjasat janë që ai ti ketë fituar këto dy cilësi të domosdoshme mbijetuese në xhunglën shqiptare, por duket se nuk mjaftojnë përball një Edi Rame, që e ka ndarë mendjen në rrugën e tij.

Edhe pse për hir të së vërtetës Basha ka nisur herë pas here të artikulojë ende mekët, shqetësimin për bllokimin nga qeveria të Ligjit të Dekriminalizimit, Rama ja ka treguar qartë se “nuk ka ndërmend të dëgjojë nga ai vesh”.

Nëse vendi hyn vitin tjetër në zgjedhje, me një administratë ku shumë të inkriminuar të deleguar aty nga partia kanë në dorë punësimin, paratë publike, taksën e gjobën e biznesit, madje edhe bukën e gojës siç është asistenca, pa llogaritur miliardat e Kartelit, opozita bën mirë ti bëjë hesapet me vitin 2021.

Ndoshta për deri atëherë do ti mjaftojë koha, për të vërë nën presion qeverinë dhe të gjitha institucionet veç e veç për të zbatuar Ligjin e Dekriminalizimit, të nxjerrë "Komisionin Kosova" nga e kanë fshehur dhe të vijë në pushtet.

Por ndoshta ndoshta, nuk lodhen fare as për të bërë të gjitha këto, mund edhe të presin derisa Edi Rama me gjithë Rilindjen e tij, të ndajë mendjen që të iki vetë drejt ishullit ku e presin punët e mëdha në art! Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

seo03/01/2017 06:01

Hello Web Admin, I noticed that your On-Page SEO is is missing a few factors, for one you do not use all three H tags in your post, also I notice that you are not using bold or italics properly in your SEO optimization. On-Page SEO means more now than ever since the new Google update: Panda. No longer are backlinks and simply pinging or sending out a RSS feed the key to getting Google PageRank or Alexa Rankings, You now NEED On-Page SEO. So what is good On-Page SEO?First your keyword must appear in the title.Then it must appear in the URL.You have to optimize your keyword and make sure that it has a nice keyword density of 3-5% in your article with relevant LSI (Latent Semantic Indexing). Then you should spread all H1,H2,H3 tags in your article.Your Keyword should appear in your first paragraph and in the last sentence of the page. You should have relevant usage of Bold and italics of your keyword.There should be one internal link to a page on your blog and you should have one image with an alt tag that has your keyword....wait there's even more Now what if i told you there was a simple Wordpress plugin that does all the On-Page SEO, and automatically for you? That's right AUTOMATICALLY, just watch this 4minute video for more information at. Seo Plugin
seo http://www.SEORankingLinks.us/

Shto koment

Denonco