Krismat tek ish-ekspozita, dyshimet: Atentat për ta vrarë, Mustafaraj mik i ngushtë i Elton Çiçës

Krismat tek ish-ekspozita, dyshimet: Atentat për ta vrarë, Mustafaraj mik i ngushtë i Elton Çiçës

14:29, 28/10/2016
A+ Aa A-

Detaje të reja zbulohen nga plagosja e një 29-vjeçari në një zonë të populluar në kryeqytet, tek ish-Ekspozita, afër gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Dyshimet e para të forta, hedhin dritë se plagosja që të riut Andi Mustafaraj ka lidhje me një tjetër vrasje të bujshme në kryeqytet, atë të Elton Çiços.

Po sipas saj, ka dyshime të forta që Mustafaraj të jetë mik i Elton Çiços, madje edhe atentati është i së njëjtës formë, në lokal në zonë të populluar. Ai ka qenë i ulur vetëm në verandën e një lokali në momentin që është qëlluar.

Një person ende i paidentifikuar i është afruar dhe ka qëlluar tre herë me armë, dy prej plumbave e kanë prekur njëri në shpatull dhe tjetri në krahë.

Më të kryer krimin, autori është larguar në këmbë, ndërsa dyshohet që një automjet e priste në një rrugicë që lidh bulevardin me lokalin. Nuk ka ende informacione nëse Mustafarja kishte precedentë të mëparshëm penale, por dyshohet se ai ka qenë pjesë e bandës së Elton Çiços që e kanë pasuar aktivitetin e tyre në Tepelenë.

ndonëse ngjarja ndodhi pak metra larg drejtorisë së Policisë së Tiranës, efektivët kanë marrë njoftim për ngjarjen me vonesë, madje gazetarët kanë qenë në vendngjarje para tyre.

Elton Çiço u ekzekutua me plumb në kokë në lokal De Niro në qendër të Tiranës, teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Policia nuk ka mundur të arrestojë ende të dyshuarit ndaj të cilëve ka një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Tiranës, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi.

Elton Çiça sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë autori apo porositësi i disa ngjarjeve në shenjë hakmarrje për dhunimin dhe grabitjen e prindërve të tij në qytetin e Tepelenës. /Droni

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco