Videoskandali, KLD shkarkon kryegjyqtarin e Gjirokastrës

Videoskandali, KLD shkarkon kryegjyqtarin e Gjirokastrës

14:22, 28/10/2016
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur që të shkarkojë kryegjyqtarin e Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Vendimi u mor në një mbledhje urgjente që organizoi pas publikimi të regjistrimeve audio, ku një grua e denoncoi për kërkesa për favore seksuale.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur në mënyrë unanime për shkarkimin e kryegjyqtarit Boçi.

Rudina M., kishte një çështje gjyqësore për disa prona dhe kreu i gjykatës së Gjirokastrës në takimet që kishte zhvilluar me të, i kishte kërkuar që të bëhej e dashura e tij, ndërsa ishte përpjekur edhe ta puthte. 

Ndërkaq Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim për akuzat e “korrupsionit” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndaj ish-gjyqtarit Boçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco