Lajmi i fundit

Ilir Meta sonte në ‘Çim Peka LIVE’ për të thënë të vërtetat e tij

Nga Brindisi në Vlorë me armë dhe granata. Historia e gjeometrit që nuk e di pse bëri 5 vite burg në Shqipëri

Nga Brindisi në Vlorë me armë dhe granata. Historia e gjeometrit që nuk e di pse bëri 5 vite burg në Shqipëri

13:16, 28/10/2016
A+ Aa A-

Elvis Bozzetti u ndalua në Shqipëri më 8 dhjetor 2012: në shtator ai u kthye në Brindizi si një njeri i lirë, pas dënimit me 5 vjet dhe 6 muaj në një proces të shkurtuar. Në Fiatin e tij ishin gjetur 10 kallashnikovë, 500 fishekë dhe 30 granat, shkruan mediat italiane, transmeton Syri.net.

Ka kaluar katër vjet burg në Shqipëri dhe një tjetër në Cassino në lidhje me arsenalin e armëve të gjetur në Fiatin e tij, pasi zbarkoi në Vlorë dhe gjeometri Elvis Bozzeti është kthyer në Itali në qytetin e tij, si një njeri i lirë në shtator, pasi e ka “shlyer llogarinë” me drejtësinë e vendit të shqiponjave për 10 kallashnikovët, 500 fishekët dhe 30 granatat që iu gjetën në bagazhin e makinës në 2012.

Gjykata e Vlorës e dënoi me 5 vjet e 6 muaj burgim në një proces të shkurtuar gjykimi dhe avokati i tj Danillo di Serio nga Brindizi ka vënë në dukjen sjelljen e mirë të të burgosurit në burgjet shqiptare, që u transferua më pas në një burg italian.

Bozzeti është tani 38 vjeç dhe kaloi edhe një vit burg në Cassino para se të bënte kërkesë në gjykatë për të rifituar lirinë e humbur për një histori që ka mbetur ende mister për shkak se nuk dihet asgjë se cili ishte destinacioni i armëve dhe origjina e tyre dhe as nuk ka ndonjë shpjegim sesi ngarkesa arriti në Shqipëri pa u kontrolluar, përcjell Syri.net.

    A janë përdorur këto armë nga krimi i organizuar, nga degëzime të Sacra Corona Unita në Brindizi apo Salento? Nga celula?  Duhet të ishin përdorur për të sulmuar blinda apo për ndonjë plan për të shpëtuar të burgosurit në rrezik burgimi të përjetshëm? Dda në Lecce do ta kishte hetuar këtë hipotezë. Gjeometri duhet të ishte një korrier për llogari të të tjerëve apo duhet kuptuar se ishte lideri?

    Bozzeti nuk ka pasur kurrë problem me ligjin deri atë ditë, ai është konsideruar si i dyshuar dhe e ka hedhur poshtë akuzën, gjithmonë. Gjatë marrjes në pyetje gjatë seancës ai tha se nuk kishte lidhje dhe se disa ditë para se të nise për në Shqipëri, ia kishte dhënë hua makinën një personi që e njihte dhe kishte pasur nevojë për të. Por ni nuk e vrau mendjen për të kontrolluar bagazhin dhe as ta pyeste personin se çfarë kishte bërë me makinën. Në Vlorë ai tregoi se kishte shkuar për arsye biznesi.

    Kur u arrestua nga Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në bagazhin e makinës së tij u zbuluan 10 kallashnikovë model 56, 13 karikatorë dhe 500 fishekë për to, 30 granata dhe 50 fishekë të një kalibri tjetër. Ato ishin në qese të ndryshme. Dhe ai u ndalua nga policia shqiptare pak para se të hynte në traget nga Vlora në Brindisi.../Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco