Krismat e armëve tek ish-ekspozita, ja çfarë thotë policia

Krismat e armëve tek ish-ekspozita, ja çfarë thotë policia

13:22, 28/10/2016
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para në lidhje me plagosjen e ndodhur tek ish-ekspozita Shqipëria-Sot. Burime zyrtare thanë se plagosur ka ndodhur rreth orës 12:40 minuta të mesditës.

“Rreth orës 12:40, në rrugën "Nikolla Jorgo", tek lokal "Merlin Monroe", ka pasur një konflikt ku me pas ka çuar në plagosjen me armë zjarri, të shtetasit A. M., 29 vjeç.

I dëmtuari është dërguar për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit /autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco