Kapet sasi rekord droge në Torino, pranga shqiptarit. Ja kush është

Kapet sasi rekord droge në Torino, pranga shqiptarit. Ja kush është

12:28, 28/10/2016
A+ Aa A-

Një sasi rekord droge është kapur në Torino ndërsa në pranga janë vënë një shqiptar dhe një rumune.

Siç bën të ditur policia italiane në një aksion të mëngjesit të sotëm, policia italiane ka bërë të ditur se ka vënë në pranga dy persona, një shqiptar me inicialet G. L., 36 vjeç dhe një rumune me inicialet R. Z. M., 29 vjeç.

Policia italiane thotë se ka kapur 38 kilogramë kanabis sativa, 1 kilogramë kokainë dhe 140 mijë euro para kesh.

Droga mësohet se ishte fshehur në kutitë e këpucëve. Sipas policisë droga e kapur është një sasi rekord për qytetin e Torinos, pasi kishte kohë që kaq shumë drogë të kapej në një zonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco