FOTO/ Me prostituta 12 vjeçe, ja ç'bëhet brenda bordellove të ligjshme të Bangladeshit Kajol me një klient

FOTO/ Me prostituta 12 vjeçe, ja ç'bëhet brenda bordellove të ligjshme të Bangladeshit

09:14, 01/11/2016
A+ Aa A-

Bangladeshi është një nga vendet e pakta myslimane ku prostitucioni është i ligjshëm, shkruan The Independent, transmeton Syri.net. Bordello Kandapara në distriktin Tangail është më i vjetri dhe i dyti më i madh në vend. Ai ka ekzistuar prej 200 vjetësh. U shemb në vitin 2014, por u ngrit dhe njëherë me ndihmën e OJQ-ve lokale. Shumë nga gratë kanë lindur aty, janë rritur aty dhe nuk dinë se ku mund të shkojnë kur ai të zhduket.

Ata që i përkrahin bordellot besojnë se puna e seksit është punë dhe se këto gra nuk duan të bëjnë gjë tjetër. Vetë gratë kërkuan t’u njihen të drejtat si punëtore dhe kështu që në fund të 2014-ës, Shoqata Kombëtare e Avokateve të Bangladeshit bindi Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtoreve të seksit ishte një akt i paligjshëm. Prostitutat u kthyen shpejt në shtëpitë e tyre.

NE FOTO: BORDELLOJA DHE PROSTITUTAT DUKE PRITUR KLIENTE, ME KLIENTE GJATE SEKSIT SI DHE ME FEMIJET E TYRE PRANE, DUKE BERE DUSH ETJ.

    Sot, zona e bordellos është e rrethuar me mure. Në rrugët e ngushta ka tezga ushqimesh, dyqane çaji dhe shitës rruge. Bordello është një vend me rregullat e rregullat e veta dhe me hierarki pushteti, që janë krejt të ndryshme nga ato të shoqërisë. Për shembull, brenda bordellos, gratë janë sa të dobëta, aq edhe të fuqishme. Momenti më i vështirë është kur një vajzë e re hyn në bordello dhe ajo quhet “vajzë e lidhur”. “Vajzat e lidhura” janë zakonisht 12 deri në 14 vjeç, përcjell Syri.net.

    Këto vajza vijnë nga familje të varfra dhe shpesh janë viktima të trafikut. Ato nuk kanë liri apo të drejta, i përkasin një zonje, kanë borxhe dhe nuk lejohen të dalin jashtë apo të mbajnë paratë e tyre. Kur ato paguajnë borxhet, që shkon ndonjëherë deri në 5 vjet, bëhen prostitute të pavarura. Atëherë mund dhe t’i refuzojnë klientët dhe t’i mbajnë vetë paratë e tyre. Nga momenti që një grua paguan borxhet, ajo është e lirë të largohet nga bordello. Por këto gra stigmatizohen nga shoqëria kur dalin jashtë “shtëpive” të tyre dhe kështu që shpesh zgjedhin që të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të mbështesin familjet e tyre me paratë që fitojnë/Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco