Zgjaten hetimet për Brad Pitt

Zgjaten hetimet për Brad Pitt

14:32, 28/10/2016
A+ Aa A-
Telashe të reja në horizont për Brad Pitt. Pasi arriti të arkivojë si aksidentale zënkën me të birin Maddoks në avion, tashmë aktori duhet të përgjigjet për abuzime të tjera ndaj fëmijëve të tij.

Hetimi duhej të mbyllej në fund të muajit tetor, por dalja në dritë e elementeve të reja ka detyruar zgjatjen e afatit. Siç pohon një burim për revistën “In Touch”, hetimet do të vazhdojnë edhe për shumë javë dhe për këtë ka një arsye.

Akuzat e reja të mbledhura nga Departamenti i Fëmijëve dhe Shërbimeve Familjare, në Los Angeles, nëse do të konfirmohen, do ta rëndojnë edhe më shumë pozicionin e tij. Siç thuhet, Brad ka abuzuar verbalisht me fëmijët në disa raste, por për ta vërtetuar këtë po merren në pyetje shumë persona, përfshirë dadon, familjarë e pjesëtarë të stafit.

Hetimet nisën pasi Pitt u akuzua për sjellje agresive ndaj djalit të tij më të madh, Maddoks, më 14 shtator, gjatë një fluturimi privat nga Franca në SHBA. Pesë ditë më vonë, Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc, duke kërkuar edhe kujdestarinë ekskluzive të fëmijëve.

Gjatë javëve të fundit, aktori është marrë në pyetje, i është nënshtruar dy testeve të drogës, që kanë rezultuar negative, si dhe ka mundur të shohë vetëm për pak fëmijët, në prani të një psikologu.

/ Top Channel 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco