Drejtoria e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës u heq ditën e punës 200 punonjësve: Ikni vrisni veten, parkoni ku të doni

Drejtoria e Tatim-Taksave në Bashkinë e Tiranës u heq ditën e punës 200 punonjësve: Ikni vrisni veten, parkoni ku të doni

15:24, 28/10/2016
A+ Aa A-

Një akt krejt absurd është regjistruar 3 ditë më parë në Drejtorinë  Tatim-Taksave të Bashkisë së Tiranës. Një grup punonjësisht së kësaj drejtorie iu drejtuan SYRI.net për të denocnuar një akt represioni të mirëfilltë me të cilin janë përballur dhe që u ka kushtuar atyre edhe ditën e punës.

Të hënën ata i janë drejtuar punës si zakonisht para orarit zyrtar 8:00 të mëngjesit, por kur kanë tentuar të parkojnë automjetet aty, roja i insitucionit i ka bllokuar hyrjen duke u thënë që nga e hëna e tutje, vetëm drejtorët mund të parkonin në parkingun e Drejtorisë së Tatimeve të Tiranës ndërsa ata “vrisni veten shkoni ku të doni”.

Ky urdhër i pakomunikuar më parë ka bërë që punonjësit të gjenin zgjidhje alternative për të parkuar, por kjo iu ka kushtuar atyre më shumë kohë dhe e nuk kanë mundur të bëjnë check-in në orarin zyrtar. Kaq ka mjatuar që zyra e burimeve njerëzore të veprojë “me dorë të hekurt” dhe përveç se u ka hequr gati 200 punonjësve ditën e punës, i ka dërguar ato në shtëpi.

Praktikisht për një kapriço feudale, ditën e Hënë ky institucion thuajse ka qenë i paralizuar për hir të faktit se drejtori dhe drejtorët e këtij institucioni në varësi të Erjon Veliajt, donin që ta kishin parkingun e bollshëm, vetëm për automjetet e tyre siç tregohet edhe në foto.  

Një mentalitet tipik feudal, që tashmë është bërë një normë në këtë ngrehinë shtetërore, jo vetëm në mënyrën banditeske sesi funksionon Drejtoria e Tatim-Taksave e Bashkisë së Tiranës, por që tashmë nuk kursen deri edhe detajet më banale të keqpërdorimit të pushtetit “topin e kam unë dhe penalltinë e gjuaj vetë”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco