Hekurudha Shqiptare në kolaps, bllokohet transporti si dhe pagesat për punonjësit

Hekurudha Shqiptare në kolaps, bllokohet transporti si dhe pagesat për punonjësit

14:18, 28/10/2016
A+ Aa A-

Prej tre javësh, drejtori i Hekurudhës Shqiptare ka dhënë dorëheqjen e po prej kaq kohe Hekurudha Shqiptare është bllokuar tërësisht.

Kompania e karburanteve, e cila i ka dhënë borxh hekurudhës 2.4 miliardë lekë karburant për lëvizjen e trenave deri 20 ditë më parë, ka kërkuar në gjykatë bllokimin e të gjitha llogarive bankare. 

Bllokimi i llogarive ka bërë që prej 20 ditësh të mos qarkullojë më asnjë tren mallrash apo pasagjerësh në vend, duke sjellë falimentimin e këtij transporti. Nëpërmjet një peticioni drejtuar Ministrit të Transporteve, Sokol Dervishaj, sindikata e pavarur e Hekurudhës Shqiptare, i kërkon Ministrisë të ndërhyje urgjentisht, përpara se të përballet me protesta masive të 1300 punëtorëve që ka ky sektor, shkruan durreslajme. 

Kreu i kësaj sindikate, Osman Meta, shprehu edhe shqetësimin e përgjithshëm te punonjësve, te cilat kanë mbi 5 muaj që nuk u paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore.  

Hekurudha në vite, nga keqadministrimi, ka përfunduar në pikë të hallit. Ringritja e këtij sektori do të mundësonte të ardhura më të shumta për ekonominë, rritjen e transportit të pasagjerëve, uljen e qarkullimit në rrugët e mbingarkuara dhe si rezultat do të ndikonte edhe në uljen e aksidenteve të shumta rrugore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco