Tony Blair bën thirrje për anulimin e Brexit

Tony Blair bën thirrje për anulimin e Brexit

13:46, 28/10/2016
A+ Aa A-

Tony Blair ka thënë se popullit britanik duhet t'i jepet një mundësi tjetër për të thënë edhe njëherë fjalën e tyre mbi daljen nga Bashkimin Evropian, kjo pasi të bëhet e qartë si duket vërtet Brexit-i.

Ish-kryeministri tha se kjo mund të behët nëpërmjet një votimi në Parlament, zgjedhjeve, apo një referendum të dytë.

Ai i bëri këto komente pasi shkroi një artikull ku i bënte thirrje personave që dua të qëndrojnë në BE të mobilizohen në tubime, raporton syri.net

Blair argumentoi se gjatë referendumit njerëzit ende nuk e kishin parë si dukej e ardhmja jashtë unionit por tha se do të bëhet më e qartë pasi të fillojnë negociatat e Brexit-it.

"Nëse ju doni të ruani marrëdhëniet tregtare në tregun e vetëm, detyrime të ndryshme do të vendosen mbi ju për lëvizjen e lirë të njerëzve,  detyrime ligjore ...  do t’ju duhet të punoni jashtë vendit në këtë pikë..për të dalë nga Bashkimin Evropian po sakrifikojmë liritë tona ... me të vërtetë duam të ikim në mënyrë nga BE-ja?  - tha ish-kryeministri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco