Producentët e 'Transformers 4' urdhërohen të paguajnë për peizazhet natyrore

Producentët e 'Transformers 4' urdhërohen të paguajnë për peizazhet natyrore

14:31, 28/10/2016
A+ Aa A-

Producentët e 'Transformers 4' janë urdhëruar të paguajnë mbi dy milionë juanë, ose rreth 300 mijë dollarë amerikanë për peizazhet natyrore në jugperëndim të Kinës.

Zyrtarët njoftuan se qeveria vendore ka urdhëruar "Paramount Pictures Corporation" dhe "Internet Technology Co" me seli në Pekin të paguajë humbjet dhe tarifat ligjore në zonën Wulong në Komunën e Chongqing-ut, njofton Cri.

Autoritetet e zonës akuzuan producentët për shkeljen e kontratës në korrikun e vitit 2014, pasi kishin premtuar se do të shfaqnin logon e zonës në ekranin e madh, por logoja nuk u shfaq asnjëherë.

'Transformers: Age of Extinction' është i katërti i llojit të tij dhe ka arkëtuar 1.7 miliard juanë nga shitja e biletave në pjesën kontinentale të Kinës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco