Së bashku në
#rrënjëtevendlindjes për 25 vite
NOA
ka një histori të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të ekonomisë shqiptare.
E themeluar në vitin 1998, NOA vijon t’i qendrojë besnike misionit të saj për të promovuar
një
financë njerëzore dhe për të fuqizuar sipërmarrjen.
Përgjatë 25 viteve, NOA ka arritur t’i shërbejë mbi 17,000 klientëve aktivë me produkte dhe shërbime financiare të ndryshme, duke filluar nga mikrokredia për sipërmarrësit e vegjël, deri te financimi për biznese të konsoliduara.
NOA numëron 330 punonjës në 30 degë në Shqipëri dhe Kosovë, ka një portofol aktiv kredie prej 9 miliardë lekësh, flotë prej 46 automjetesh dhe mbi 100 tableta biometrike të teknologjisë së fundit.
Dera e botës,
jo strehë
e kokës!
NOA trajton kërkesa për financime që variojnë nga plotësimi i nevojave të përditshme në vetëm pak minuta, deri tek kërkesat e bizneseve të konsoliduara në vlerë deri në 20 Milionë lekë në vetëm pak orë.
Shpejtësia, fleksibiliteti dhe përshtatshmëria në trajtimin e çdo lloj nevoje financimi e vendosin NOA-n në paravijën e institucioneve financiare shqiptare dhe jo vetëm.

Ku është balta
më e ëmbël
se mjalta!
Përtej produkteve financiare që reflektojnë misionin themelues të institucionit, NOA ofron aktualisht shërbime këshillimi për çdo fermer apo sipërmarrës që ka nevoje për mbështetje teknike.
Kjo mbështetje mund të marrë edhe formën e një partneriteti të mirëfilltë dhe kjo e bën NOA-n ndër të paktat institucione financiare që e ofron këtë lloj shërbimi.
Ti ç’ke qenë,
ç’je dhe ç’do
të bëhesh!
Fleksibilitet
Teknologji
Shërbime këshillimi
Mbështetje teknike
Rikonfirmojmë publikisht angazhimin tonë se edhe në 25-vjeçarin e ardhshëm, NOA do të vazhdojë të njëjtin mision në shërbim të vendlindjes, duke u kujdesur që çdo sipërmarrës, fermer e familje shqiptare të ketë akses të garantuar në një financë njerëzore që e respekton tokën e të parëve dhe traditat.
Gjithmonë për një
financë njerëzore!